
Pas më shumë se 3 orësh në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi se u thirr në lidhje me çështjen e hetimit të CEZ-DIA.
Ish-presidenti tha përpara gazetarëve se sa herë që Rilindja ka një krizë, ajo rihap një çështje që tërheq vëmendjen, ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë provë apo dokument që e lidh atë me këtë dosje.
“Ça kuptova kishte të bënte me çështje të CEZ-DIA. Kjo është përsëritur disa herë dhe riaktivizohet sa herë rilindja është në krizë. Por unë jam i detyruar të tregoj nivelin tim dhe të përgjigjem me qetësi për t’i ndihmuar si një deklarues që mund të ketë dijeni. Kam dhënë sqarime sqaruese kur është rihapur kjo çështjen në 2015, pas manipulimit të të dhënave të arbitrazhit. Nuk kam asnjë lidhje me privatizimin e CEZ, kam qenë në opozitë. Nuk kam lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA, pasi nuk kam qenë ministër ekonomie. Ajo që është më e rëndësishme është se gjatë 4 muajve si ministër ekonomi, kemi qenë në debate me CEZ për mungesën e performancës. Nuk ka asnjë akt apo dokument që kam favorizuar ndokënd. Nuk kam asnjë shqetësim që krijon një raport timin me ligjin. Në çdo detyrë kam mbrojtur interesin publik”, tha mes të tjerash Ilir Meta. (A2 Televizion)