
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa mori fjalën nga podiumi i protestës së thirrur nga opozita përpara sallës së seancave plenare u shpreh se, vendi po vuan nga ajo që ai e quajti “kartonokracia”, ndërsa shtoi se Rama po kërkon të shkatërrojë pluralizmin dhe se këtë e kanë kuptuar edhe vetë socialistët e ndershëm.
“Ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuar edhe atë Parti Socialiste që ekzistonte. Shqipëria sot vuan nga kartonokracia. Kemi të bëjmë me një skizoften që, edhe një njeri i vetëm që e kundërshton, bën çmos që ta largojë. Ndaj mos u habisni që ai të përjashtojë të gjithë deputetët e opozitës aty. Ai kërkon ta shkatërrojë pluralizmin. Këtë e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm”. (A2 Televizion)
Ilir Meta