Komiteti i Ekspertëve për pandeminë nuk i “mbyll dyert” Kinës

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 15:51 | Aktualitet
Komiteti i Ekspertëve për pandeminë nuk i “mbyll

Në mbledhjen e fundit të vitit 2022, Komiteti Teknik Vendosi të mos marra masa për qytetarët që udhëtojnë nga Kina në drejtim të vendit tonë, pavarësisht rritjes së ndjeshme të rasteve të reja në vendin aziatik.

“Prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës.

Në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit Covid për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës.

Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurise i KE, i mbledhur ditën e djeshme (si edhe Mbretëria e Bashkuar), për momentin nuk e shikojnë me riskt të lartë shpërthimin e një vale të re epidemie, por për faktin që virusi qarkullon edhe në Europë dhe niveli i imunizimit është i mirë, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes së kujdesshme të dinamikës së kësaj situate.

Edhe komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së. Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike”.

Komiteti Teknik i Ekspertëve për Pandeminë

Ndërkohë, qytetarëve i bëhet thirrje për të marrën dozën e tretë të vaksinës ata që më herët kanë bërë dy dozat e tjera.

“Të nderuar qytetarë! Zhvllimet e pandemisë po demonstrojnë gjithmonë dhe më qartë vlerën e vaksinimit. Le të vazhdojmë të kryejmë vaksinat sipas rekomandimeve të mjekut të familjes, në mënyrë që të mos afektohemi nga një valë e re. Prandaj ata qytetarë të cilët kanë kryer dy dozat e vaksinës bazë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë ose të katërt të rendin menjëherë drejt qendrave të vaksinimit dhe t’i kryejnë këto doza. Sepse janë edhe me vaksinën, e cila është përgjegjëse të mbron edhe nga variantet e reja të OMICRON-it, të cilat janë ato të cilat janë qarkulluese sot. Po ashtu edhe ata të cilët deri më sot nuk e kanë kryer akoma vaksinimin bazal të shkojnë drejt qendrave tona të vaksinimit për ta aplikuar këtë vaksinë, është e vetmja mënyrë e cila na mbron nga sëmundja dhe na mbron nga shpërthimi i një vale të re”. (A2 Televizion)

Komiteti Teknik i Ekspertëve për Pandeminë

A2 CNN Livestream

Latest Videos