
Drejtori i OBSH-së për Europën, dr. Hans Kluge, po viziton Shqipërinë me ftesë të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në një postim në facebook, ministrja shkruan se OBSH-ja mbështet Shqipërinë në përballimin e pandemisë.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështet Shqipërinë. Shumë e kënaqur të mirëpres Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën, dr. Hans Kluge, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, për të forcuar bashkëpunimin me OBSH për përballimin e pandemisë COVID-19”. (A2 Televizion)