Inaugurohet monumenti kushtuar Papa Gjon Palit II

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2018, 15:17 | Aktualitet
Monumenti i Papa Gjon Palit II në Tiranë

Plot 25 vjet pas vizitës historike të Papa Gjon Palit në Shqipëri, inaugurohet në Tirane një shtatore në nder të tij.

Të pranishëm në ceremoninë  e sotme të inaugurimit të monumentit në respekt të figurës së papës së parë që vizitoi Shqipërinë, ishin krerë të komuniteteve fetare, ambasadorë si dhe kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Velaj dhe autoritetet fetare nderojnë monumentin

Monumenti u krijua nga skulptori Muntaz Dhrami. Ideja për veprën monumentale ishte e vetë skulptorit, për të cilin edhe ai vetë ka dhënë një kontribut financiar.

Monumenti i Papa Gjon Palit është vendosur në një nga rreth-rrotullimet e kryeqytetit, mes stadiumit te ri në ndërtim dhe pallatit të Kongreseve.

Ishte 25 prilli i vitit 1993 kur Ati i Shenjtë me origjinë polake zbriti në tokën shqiptare, duke e cilësuar atë ditë si një dhuratë nga zoti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos