Inceneratorët, Basha: Kanë qarë para kamerave, presion i jashtëzakonshëm politik ndaj qeverisë

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 14:45 | Politikë
Inceneratorët, Basha: Kanë qarë para kamerave, presion i

Pasi doli nga seanca e sotme në Kuvend, Lulzim Basha, foli për aferën e inceneratorëve, duke u shprehur se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal që përfshin kryeministrin.

Basha theksoi se për SPAK kjo është prova kryesore pas 5-6 viteve investim në sistemin e drejtësisë.

“Në sytë e të gjithë shqiptarëve ata janë para një prove të madhe, për shkak të presionit të jashtëzakonshëm politik që do të ushtrohet. Nuk është ngjyerje gishti, është një grup i strukturuar kriminal që janë grabitur 430 milionë euro. Për investimin 5-6 për reformën në drejtësi, kjo është prova kryesore. Një grup i strukturuar kriminal që përfshin kokën e vendit.

Ne kemi një vizion për ta nxjerrë vendin nga kriza, por përtej interesit tonë, tani bëhet fjalë për fakte dhe dëshmi kokëforta. Dikush nga ata qau para kamerave”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos