Inceneratori i Tiranës, Berisha: Vjedhja e shekullit, qytetarët të reagojnë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 13:16 | Politikë
Inceneratori i Tiranës, Berisha: Vjedhja e shekullit, qytetarët

Sali Berisha akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si zyrtari i lartë që ka jetëzuar inceneratorin e Tiranës. Sipas tij, ndërtimi i këtij impianti të trajtimit të mbetjeve është vjedhja e shekullit, duke shtuar se përgjegjësit do të vihen përpara drejtësisë.

“I them Erion Veliajt, përgjegjësit numër një për vjedhjen e shekullit, djegësin e Tiranës, se nuk bëhet fjalë për gabime, por për vepër penale dhe krime të rënda. Ndaj edhe Prokuroria Speciale që po heton çalë, zvarrë dhe zemërthyer prej tri vitesh vjedhjen e shekullit, ka lëshuar një numër urdhër-arrestesh dhe gjykata ka burgosur ministra, deputetë dhe zyrtarë të tjerë.

Për të gjitha këto, PD paralajmëron se pavarësisht nga malet e shpifjeve që mund të ndërtosh, pavarësisht nga mbrojtja e Edi Ramës dhe partisë shtet, pavarësisht nga devijimet e hetimeve për të të mbrojtur ty nga SPAK-u i partisë dhe shpallja jote si klient myshteri, së shpejti qytetarët e Tiranës do të vendosin ty, njërin nga kryehajdutët e vjedhjes së shekullit, në bankën e turpit, ku ti e ke vendin. Qytetarë dhe qytetare, fjala juaj, vullneti juaj, guximi juaj, janë vendimtarë për të përmbysur këtë piramidë kriminale që qëndron mbi supet, taksat, qenien tuaj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos