“Zoto ndodhet në Vlorë”, Berisha: Mërtirit iu refuzua azili në Vjenë, po bashkëpunon me qeverinë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 14:37 | Politikë
“Zoto ndodhet në Vlorë”, Berisha: Mërtirit iu refuzua

Edhe pse shprehet pesimist për zbardhjen e aferës së inceneratorëve, Sali Berisha vijoi denoncimet për atë që e quan aferën e shekullit. Nga konferenca e përjavshme me gazetarët, Berisha deklaroi se ka njohuri për vendndodhjen dhe aktivitetin e pronarëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

“Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ia ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai t'ia mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave, në Zimbabve”, tha Berisha.

Ndërkohë, sa i përket pronarit tjetër të inceneratorëve, Klodian Zotos, Berisha deklaroi se ndodhet në Vlorë. “Ku është Klodian Zoto, çfarë bën? Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e Integrate Energy që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës”.

I pyetur për çështjet e brendshme në Partinë Demokratike, Berisha deklaroi edhe njëherë se nuk do t’i shmanget votëbesimit të anëtarësisë pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. “Unë nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum. Do të caktohet një datë. U bë mbledhja e kryesisë, u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, u miratua rezoluta. Tani duhet të mblidhet kryesia dhe  duhet të përcaktojë agjendën e veprimeve. Është i pashmangshëm. Votëbesimi është ligj absolut, kjo është”.

Sa i përket zgjedhjeve të pjesshme në Kukës, kreu i Rithemelimit deklaroi se ende nuk kanë një kandidat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/01/parate-dalin-pavaresisht-sekuestrove-inceneratoret-i-kane-kushtuar-buxhetit-108-milione-euro-deri-me-tani/
https://a2news.com/2023/08/11/berisha-ndryshon-mendje-nuk-votebesohem-ne-kuvend-por-ne-referendum/

A2 CNN Livestream

Latest Videos