Inceneratori i Tiranës, Tabaku: Ermonela Felaj e përfshirë në procedurën e koncesionit

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 11:13 | Politikë
Inceneratori i Tiranës, Tabaku: Ermonela Felaj e përfshirë

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, tha se nënkryetarja e këtij komisioni nga radhët e socialistëve, Ermonela Felaj, se është në konflikt interesi për hetimin e inceneratorit të Tiranës, pasi ka qenë e përfshirë në vendimmarrje për dhënien e koncesionit.

Detbati Tabaku-Felaj

Jorida Tabaku: Dua t’i kërkoj të pranishmëve këtu nëse ndonjëri nga të pranishmit e opozitës ose të mazhorancës ka konflikt interesi në çështjen e inceneratorit të Tiranës? Në qoftë se dikush nga të pranishmit këtu ka një konflikt interesi, është përfshirë në vendimmarrje për inceneratorin e Tiranës unë do t’i kërkoj që të mos marrë pjesë në diskutime ashtu siç e kërkon ligji për konfliktin e interesit. T’i deklarojmë konfliktet e interesit që në fillim të mbledhjes”, tha Tabaku.

Ermonela Felaj: Nuk e di çfarë kuptoni ju me konflikt interesi në fakt?

Jorida Tabaku: A jeni përfshirë në vendimmarrje ju?

Ermonela Felaj: Në rastin konkret, se ju jeni kallëzuese dhe po hetoni. Dini ndonjë rast ku ai që kallëzon edhe heton edhe jep vendimin e dënimit? Ma thoni! Nëse nuk është ky konflikt interesi, atëherë gjejeni tjetër kund.

Jorida Tabaku: Konflikti i interesit është a ka ndonjëri nga ne të përfshirë në vendimmarrjen e inceneratorit të Tiranës?

Ermonela Felaj: Përpara se të ma drejtosh mua këtë pyetje duhet t’ia drejtoni vetes, sepse keni bërë kallëzim për këtë çështje. Kështu që konflikti i interesit në këtë çast ashtu siç e kuptoni ju nuk ekziston.

Jorida Tabaku: Sjell edhe një herë në vëmendje konfliktin e interesit një shkresë të znj. Ermonela Felaj të përfshirë në procedurën e koncesionit të Tiranës që ka qenë miratuese e një prej fazave. Për këtë arsye, dua që të jemi të gjithë të qartë që askush nuk ka pasur vendimmarrje në inceneratorin e Tiranës. Është një lloj konflikti tjetër interesi nga ai i kallëzuesit. Ne nuk kemi qenë palë në procesin e miratimit dhe dhënies me koncesion. Dhe ky është një shqetësim i drejtë. Kush është jurist besoj se duhet ta kuptojë më mirë se në që jemi thjesht ligjvënës dhe nuk jemi profesion jurist dhe besoj se është një kërkesë e drejtë sipas ligjit.

Jorida Tabaku: Ju gjykoni se jeni në rregull?

Ermonela Felaj (heshtje)

Jorida Tabaku: Ok!

Tabaku paralajmëroi edhe padi për zyrtarët e lartë të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes për të dëshmuar në këtë komision. “Një javë më parë pasi u mbajtën dy javë nga sekretarja e komisionit, janë nisur disa shkresa me datën 04.02.2022 për; kryetarin të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, ministres së Mjedisit znj.Mirela Kumbaro, ministres së Infrastrukturës znj. Belinda Balluku, ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave z.Engjell Agaçi, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve z.Ceno Klosi, drejtore e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit znj. Pranvera Fagu, z.Arben Shehu kryetar i KLSH-së, znj.Brunilda Lilo avokate e Përgjithshme e Avokaturës së Shtetit dhe znj.Ledia Tota drejtor e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, tha Tabaku.

“Dua të njoftoj komisionin se sot 7 ditë pasi janë nisur, 5 ditë punë dhe 7 ditë kalendarike nuk kemi përgjigje. Do t’i kërkoja ekspertëve të komisionit dhe specialistëve të komisionit të ngrenë një padi për këdo që nuk kthejnë një përgjigje brenda kohës. Rruga e butë ka përfunduar në këtë komision. Ju lutëm për këdo që nuk ka kthyer përgjigje brenda ditës të bëjë një padi për këto persona. Shumë e rëndësishme përgjigja e drejtorisë së Tatimeve, e theksoj. Një pjesë tjetër se një pjesë tjetër edhe mund t’i kemi këtu si dëshmitar  në komision”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/10/raporti-i-klsh-parregullsi-te-shumta-me-inceneratorin-e-tiranes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos