Iu dha një mandat tjetër, KPK falenderon ndërkombëtarët... dhe Kuvendin e Shqipërisë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 22:20 | Politikë
Iu dha një mandat tjetër, KPK falenderon

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), me anë të një deklarate për mediat, ka falenderuar dhe ka shprehur mirënjohjen e “thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në funksion të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

https://a2news.com/2022/02/10/me-118-vota-pro-miratohet-zgjatja-e-afatit-te-organeve-te-vetingut/

“KPK falenderon gjithashtu Kuvendin e Shqipërisë për mbështetjen e shprehur edhe njëherë me votë për procesin e vettingut dhe në veçanti për punën dhe angazhimin e Komisionit, duke zgjatur mandatin e tij deri në fund të vitit 2024. Mbështetja e komunitetit ndërkombëtar dhe ajo e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përbëjnë njëkohësisht një përgjegjësi të shtuar për trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të vijuar me të njëjtin përkushtim, profesionalizëm dhe paanshmëri procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në përfundimin e tij. Besimi i publikut do të vijojë të jetë udhërrëfyesi i KPK-së në rrugën e nisur drejt garantimit të një sistemi drejtësie të pavarur, të pakorruptuar e sa më të drejtë për qytetarët”, lexohet në deklaratën e KPK-së.

https://a2news.com/2022/02/10/zgjatja-e-vetingut-rama-lajm-i-mire-llumi-do-te-pastrohet-deri-ne-fund/

Në një lidhje direkte me “Absolut 4” me Blendi Salaj, në A2 CNN, analisti Afrim Krasniqi ironizoi këtë deklaratë për shtyp.

“Në paragrafin e tretë, falenderon Kuvendin e Shqipërisë. Është kaq qesharake, sa vetëm për këtë deklaratë ata nuk e meritojnë të paguhen me taksat e shqiptarëve për një mandat të tretë. Janë njerëz që u ka rënë telebingo. Por, ka pasur dhe vendime shumë kurajoze. Ata janë kërcënuar dhe shantazhuar nga grupe kriminale e oligarkë, e deri diku, në një mjedis të tillë është shumë e vështirë të marrësh vendime për njerëz të caktuar”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/10/shumica-e-te-larguarve-nga-vetingu-per-shkak-te-pasurise-por-asnje-hetim-per-korrupsion-analistet-ndajne-qendrimet-e-tyre-ne-absolut-4/

A2 CNN Livestream

Latest Videos