Zgjatja e vetingut, Rama: Lajm i mirë, llumi do të pastrohet deri në fund

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 21:43 | Politikë
Zgjatja e vetingut, Rama: Lajm i mirë, llumi do të pastrohet deri

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat në selinë e Partisë Socialiste, foli për zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut, duke e cilësuar një lajm të mirë.

https://a2news.com/2022/02/10/me-118-vota-pro-miratohet-zgjatja-e-afatit-te-organeve-te-vetingut/

Në lidhje me bashkimin e votave me Partinë Demokratike, kreu i qeverisë tha: “Çdo gjë që bashkon është pozitive. Arsyet se si, qysh e tek, nuk kanë rëndësi përpara faktit që sot ne kemi zgjatjen e mandatit për një proces që ka qenë i dhimbshëm, i vështirë, me pjesët e tij pozitive, por edhe me elementë problematikë. Është një proces pastrimi i një llumi të madh, pasi në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë, nuk mjafton të kalosh reformën në letër, por edhe durim i madh. Ajo që kemi bërë ne për drejtësinë është e paprecedentë jo vetëm për historinë e vendit tonë, por në përgjithsësi. Është lajm i mirë që do të vijojë të pastrohet llumi deri në fund”.

https://a2news.com/2022/02/10/basha-klgj-dhe-klp-te-kapura-nga-ps-te-vetingu-kemi-garanci-nga-nderkombetaret/

Në lidhje me zgjedhjet lokale, kryeministri u shpreh optimist për rezultatin e Partisë Socialiste: “Në mbledhjen e Kryesisë kemi folur për zgjedhjet lokale, për numrat. Kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor dhe pozicionin që kemi në 6 bashkitë. Besoj që do të kemi rezultat shumë pozitiv”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/10/vetingu-ne-5-vite-gjyqtare-e-prokurore-te-shkarkuar-duhet-te-filtrohen-dhe-300/

A2 CNN Livestream

Latest Videos