Incident i pabesueshëm në Urgjencë, pacienti futet në spital me “Smart”

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 14:36 | Ballkani
Incident i pabesueshëm në Urgjencë, pacienti futet në spital

Një skenë e paprecedentë është regjistruar brenda spitalit më të madh të Athinës, “KAT Attica General Hospital”.

Të pranishmit në hollin e spitalit ku ndodhet edhe zyra e informacionit kanë fotografuar një pacient që është futur në këtë pjesë të godinës së Urgjeëncës me makinën e tij “Smart”, pasi siç ka pohuar ai nuk kishte në dispozicion ambulancë për ta ndihmuar.

Pacienti është shprehur se ishte tepër i mërzitur për reagimin e ambulancës, që nuk iu gjend kur kishte nevojë.

Ngjarja ka ndodhur tri javë më parë dhe fotoja e pacientit me makinë në spital po bën xhiron e internetit.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga autoritetet mjekësore helene. Ndërkohë, mediat greke raportojnë se pacienti ishte rëndë dhe kishte nevojë për ndihmë për të lëvizur. Pasi u fut me makinë në spital, mjekët bënë të mundur trajtimin e tij me ndihmë mjekësore të specializuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos