Aksident në rrugën Peqin-Elbasan, ndërron jetë 43-vjeçarja nga Kuçova

Nga A2 CNN
5 Gusht 2020, 09:51 | Kronikë

Një aksident i rëndë mes tri automjetesh ka ndodhur sot në aksin Peqin-Elbasan, duke i kushtuar jetën një gruaje 43-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Murras, ku sipas dëshmive mjeti tip Skoda i drejtuar nga shtetasi 45-vjeçar  A. I., ku ndodhej edhe viktima, u përplas me një tjetër mjet “Alfa Romeo” drejtuar nga shtetasi N.H. dhe me një Benz i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, me iniciale R.B.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën shtetasja G.I. ndërkohë që drejtuesit janë plagosur por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos