All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Incident në panairin e Krishtlindjeve në Londër, dy të lënduar

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 10:12 | Bota
All - Paragraf - 1

Një makineri me llastik në një park argëtimi në Britani të Madhe është këputur të mërkurën mbrëma në Hyde Park.

Makineria që ndodhej në panairin e Krishtlindjeve në Londër  u përplas me traun mbështetës dhe la dy persona, që të dy besohet se ishin meshkuj, të mbërthyer brenda.

All - Paragraf - 3

Një video e publikuar në mediat sociale tregon momentin kur një nga kordonët u këput pas nisjes së xhiros.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, ky nuk është incidenti i parë që ndodh në panairin e Krishtlindjeve këtë dimër. Në fillim  të kësaj jave ndodhi një plagosje me thikë.

Sa i përket incidentit të së mërkurës, dy personat që ndodheshin në “kafaz” në momentin e incidentit u dërguan në spital. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos