Incidentet në arenën kombëtare, UEFA jep dënimet për Beşiktaş, trembet Tirana

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 12:26 | Futboll
Incidentet në arenën kombëtare, UEFA jep dënimet për

Incidentet e ndodhura në Arenën Kombëtare, në ndeshjen ndërmjet Tiranës dhe Beshiktash, u shoqëruan me dënimet e para nga UEFA.

Sfida e turit të dytë kualifikues në Conference League nisi me dhunë në tribuna, pas përplasjes së dy tifozerive dhe starti i lojës u shty me 14 minuta.

Pas ngjarjes, klubi i Beshkitash njoftoi se është gjobitur me 40 mijë euro nga UEFA, teksa tifozëve turq u është ndaluar trasferta për ndeshjen e radhës me Neftçi Baku në Azerbajxhan.

Këto masa trembin Tiranën, që si klub organizator rrezikon penalitet edhe më të rëndë financiar, por ndoshta edhe me ndeshje pa tifozë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/03/nis-me-sherr-tirana-beshiktash-perplasen-tifozet/
https://a2news.com/2023/08/04/shkelma-e-grushte-pas-ndeshjes-tirana-beshiktash-e-pesojne-14-tifoze-shqiptare-e-turq/
https://a2news.com/2023/08/03/beshiktashi-kafshate-e-forte-tirana-mbyll-aventuren-europiane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos