
E premtja ka qenë një ditë tensionesh në veri të Kosovës ku pritej që sot të nisnin punën zyrtarisht kryetarët e katër komunave.
Qytetarët në veri dolën në protestë për të kundërshtuar futjen e kryetarëve të rinj në komuna. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe mediat në vend raportojnë se si pasojë e incidenteve gjatë ditës së sotme, pesë policë janë lënduar.
Përpos punonjësve të policisë, bëhet e ditur gjithashtu se janë dëmtuar katër automjete, njërit prej të cilëve i është vënë flaka.
Për situatën ka reaguar Presidenca, përmes Blerim Velës, shefit të stafit të Vjosa Osmanit i cili në një postim në Twitter shprehej se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin e situatës.
Mediat në vend raportojnë po ashtu se komandanti i KFOR-it, Angleo Michele Ristuccia, ka shkuar në zyrën e kryeminsitrit, Albin Kurti.
Nga ana tjetër, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka dhënë urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë. (A2 Televizion)