All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zgjedhjet në komunat veriore, betohen kryetarët e rinj, popullsia serbe nuk i njeh

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 18:16 | Kosova
Zgjedhjet në komunat veriore, betohen kryetarët e rinj, popullsia
All - Paragraf - 1

Pas kryetarit të Mitrovicës së Veriut, këtë të enjte bënë betimin edhe kryetarët e tre komunave të tjera veriore në Kosovë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Kryetarët e dalë nga zgjedhje e jashtëzakonshme të 23 prillit të bojkotuara nga popullsia serbe, të gjithë shqiptarë…u zotuan se do të punojnë në të në të mirë të qytetarëve, duke respektuar ligjin.

All - Paragraf - 3

Për arsye sigurie, kryetarët u betuan në ndërtesa publike në këto komuna, e jo në kuvendet komunale.

Ceremonia e betimit të Izmir Zeqirit në Zubin Potoku, u zhvillua në objektin e Zyrës komunale për komunitete, në fshatin Çabër, ndërsa ajo për Ilir Pecin në Zveçan u zhvillua në shkollën fillore "Isa Boletini", në fshatin Boletin të kësaj komune.

Betimin e bëri të enjten edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin e shkollës fillore "Kadri Bistrica" në fshatin Bistricë të kësaj komune.

All - Paragraf - 6

Kryetari i Mitrovicës së Veriut , Erden Atiq, u betua më 19 maj. Katër komunat në veri kanë qenë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, kur udhëheqësit e tyre, që të gjithë nga Lista Serbe, kanë dhënë dorëheqje.

Pjesëtarët e komunitetit serb kanë thënë se nuk i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj nga komuniteti shqiptar. Lista Serbe i ka dhënë kohë kryeministrit Kurti deri në 1 qershor, siç tha, për të ndalur represionin dhe sulmet ndaj popullsisë serbe më veri.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos