Incidentet në veri të Kosovës, SHBA dënon ndërhyrjen e policisë

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 16:53 | Kosova
Incidentet në veri të Kosovës, SHBA dënon ndërhyrjen e

Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovë, ku policia është përplasur me një grup qytetarësh serb që nuk lejonin kryetarët e rinj të komunave të hynin në zyrë për të nisur detyrën.

Diplomati amerikan përmes një statusi në rrjetet sociale dënon veprimet e autoriteteve Kosovare dhe kërkon ndaljen e menjëhershme të akteve të dhunës.

“SHBA-të i dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e dhunshme duhet të ndalohen menjëherë”, shkruan Jeffrey Hovenier. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos