
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, akuzoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për provokime në Detin e Zi, pranë Krimesë.
Gjatë një interviste në Moskë, Putin komentoi incidentin e 23 qershorit, kur një anije dhe një avion luftarak rus lëshuan predha paralajmëruese në drejtim të një destrojeri britanik, i cili ishte futur në ujërat territorialë rusë.
“Ishte pa diskutim një provokim. Çfarë donin dhe çfarë synimi kishin këta provokatorë? Pikë së pari ishte një provokim kompleks, dhe nuk u bë vetëm nga britanikët, por edhe amerikanët”, tha Putin.
Incidenti ndodhi në ujërat e Krimesë, një gadishull në Detin e Zi që është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, por që çdo shtet tjetër e njeh si pjesë të Ukrainës. I pyetur nëse do të takohej me presidentin e shtetit fqinj, Zelenskiy, Putin tha: “Pse duhet të takohem me të kur e ke dorëzuar vendin e tij në kontrollin e plotë të të huajve? Çështjet jetike për Ukrainën nuk zgjidhen në Kiev, por në Uashington, Berlin dhe Paris. Çfarë ka për të diskutuar aty? Megjithatë, nuk refuzoj asnjë takim, duhet vetëm të vendosim çfarë do të diskutojmë”. (A2 Televizion)