Koncerti i Taylor Swift në Çikago para rreth 60 mijë spektatorëve u ndërpre për disa çaste nga një incident.
Këngëtarja ishte duke performuar kur një insekt i hyri në gojë dhe pa vetëdije ajo e gëlltiti atë.
Në videon e regjistruar nga spektatorët e koncertit, shihet Taylor Swift duke e ndalur këngën dhe duke kollitur.
“Kam gëlltitur një insekt. Kërkoj falje”, dëgjohet të thotë këngëtarja.
Swift u përpoq shpejt të kapërcejë befasinë duke thënë: “Oh kjo ishte e bukur. Zoti im, a e pa ndonjë nga ju çfarë ndodhi?”.
Duke vazhduar të përpiqet të ruajë qetësinë për atë që i ndodhi, këngëtarja më pas tha “në rregull, e kam gëlltitur”. (A2 Televizion)