Ndërron jetë ylli i James Bond

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 11:24 | Showbiz

Ndërron jetë në moshën 78 vjeçare aktorja franceze Claudine Auger, e njohur për rolin e saj përkrah Sean Connery, në vitin 1965, në sagën James Bond “Thunderball.”

Agjencia “Time Art” raporton se aktorja Auger ndërroi jetë në Paris, pas një sëmundje, nga e cila vuante prej disa vitesh.

Auger e nisi karrierën e saj si modele dhe përfaqësoi Francën në konkursin e bukurisë Miss Bota në vitin 1958. Por shumë shpejt ajo shfaqi talentin për të aktruar dhe këtë e tregoi dhe në vitin 1862 në filmin ikonë “Maska e Hekurt.”

Ajo konsiderohet si bashkëpunëtorja e parë e karakterit të James Bond që ishte nga Franca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos