Bota e modës në zi, humb jetën stilisti i njohur

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 21:27 | Showbiz

Ndërron jetë në moshën 86 vjeçare stilisti i njohur i botës së modë, Emanuel Ungaro. Familja e tij konfirmon se “rrobaqepësi që dashuronte gratë”, ndërroi jetë në shtëpinë në Paris, për shkak të sëmundjes së rëndë, nga e cila vuante prej disa kohësh.

I lindur në Francë, por me origjinë nga Puglia, Emanuel Ungaro kishte kohë që ishte tërhequr nga pasarelat, një vendim që e mori në vitin 2004, dy vjet pas largimit të ikonës tjetër të modës, Yves Saint-Laurent.

Ungaro ia la drejtimin e shtëpisë së tij të modës që kishte krijuar në vitin 1965 grupit Ferragamo, i cili mori totalisht kontrollin në vitin 1996. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos