Infeksionet e koronavirusit nuk ulen, Belgjika zgjat bllokimin deri në 1 Prill

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 22:11 | Bota
Infeksionet e koronavirusit nuk ulen, Belgjika zgjat bllokimin deri në 1

Belgjika ka zgjatur bllokimin e vendit deri në 1 Prill, megjithatë disa kufizime do të lehtësohen nga 13 shkurti, njoftoi kryeministri i vendit në një konferencë shtypi.

Baret dhe restorantet, të cilat janë mbyllur që nga tetori i kaluar, do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“Situata e koronavirusit në vendin tonë ka qenë mjaft e qëndrueshme që nga fillimi i dhjetorit, ne kemi parë që shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve po zvogëlohet, por nga ana tjetër, ne po shohim se numri i infeksioneve të konfirmuara mbetet përafërsisht në të njëjtin nivel, ”tha kryeministri belg Aleksander De Croo.

Ai ia atribuoi stabilitetin e pandemisë, personave që ndjekin rregullat por shtoi se ata do të duhet të jenë "veçanërisht të kujdesshëm me situatën" nëse masat lehtësohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos