Infektimet në universitete, auditorët me numër të reduktuar, pedagogët online nga shtëpia

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 15:34 | Aktualitet
Infektimet në universitete, auditorët me numër të reduktuar,

Vala e infektimeve nga varianti Omicron është reflektuar edhe në sallat e auditorëve. Përgjatë javës, mungesat e studentëve janë periodike. Në rast infektimesh, pjesa e tjetër e studentëve kanë vijuar mësimin teksa në karantinë kanë hyrë vetëm të prekurit nga Covid-19.

Infektime në masë ka pasur edhe nga ana e pedagogëve. Në pamundësi të prezencës së tyre, shpesh mësimi ka kaluar edhe online.

Në nisje të këtij viti akademik, studentëve iu kërkua karta e vaksinimit për të hyrë në auditorë. Kontrollet zgjatën për pak kohë, teksa sot studentët mjafton të kenë maskën për të hyrë në fakultet. Shifrat e vaksinimit të studentëve mungoi nga autoritetet dhe e vetmja e dhënë është se rreth 30% e moshës nga 18-24 vjeç janë vaksinuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos