
Koronavirusi ka prekur dhe shkollën e mesme Buçimas në Pogradec ku janë infektuar 5 mësues, 3 nxënës dhe 1 sanitare.
Sipas informacioneve mësimi edhe nesër do vijojë në godinë ndërsa pritet një vendim nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor nëse do kalohet mësimi online apo jo, në varësi edhe të rasteve të kontaktit.
Ditën e sotne në Pogradec u konfirmuan 8 raste të reja me koronavirus, për një total prej 942 të infektuarish që ishin në rang kombëtar. (A2 Televizion)