Mjetet luksoze të të pandehurve të dosjes 339 që kaluan në llogari të shtetit

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 19:19 | Aktualitet
Mjetet luksoze të të pandehurve të dosjes 339 që kaluan

SPAK ka bërë publik vendimin përfundimtar për 17 të akuzuarit e një prej fraksioneve kryesore të dosjes së famshme 339, ndërsa bashkëngjitur ka zbuluar edhe konfiskimet që u ka bërë të të pandehurve, një restorant dhe 7 makina luksoze.

Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kate mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Dënimi më i rëndë, me 12 vite burg, ishte për Admir Hoxhën, i akuzuar si ideatori i laboratorit të përpunimit të heroinës në Has. Në të njëjtin vendim gjykata kaloi në llogari të shtetit duke konfiskuar hotelin “Ador” në pronësi të Admir Hoxhës pranë aeroportit të Rinasit, si edhe 6 automjete. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/01/laboratori-i-heroines-ne-has-gjykata-e-posacme-jep-127-vite-burg-per-te-akuzuarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos