Dilema e madhe, nëse inflacioni do ishte kalimtar apo i qëndrueshëm tashmë e ka marrë një përgjigje.
“Inflacioni do të luhatet rreth nivelit 5-6 % për pjesën e mbetur të vitit 2022”, deklaroi guvernatori Sejko.
Po çfarë do të thotë një normë inflacioni deri në 6 për qind për shqiptarët që po paguajnë shtrenjtë për ato që konsumojë prej së paku 6 muajsh?
“Kjo përkthehet në rritje të çmimeve, në veçanti në ato të shportës, karburanti, transporti, rritja do të çojë në uljen e konsumit dhe në cenimin e mirëqenies së qytetarëve”, thotë ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj.

Në kushtet e vijueshme të rritjes së çmimeve, ekspertë të ekonomisë propozojnë rishikim në kohë dhe përmbajtje të ashtuquajturës “paketa e rezistencës”.
Sipas Nunajt, “element themeltar është gjithëpërfshirja të mos targetojë grupe të seleksionuara, duhet të ndalë frenimin e abuzimeve që bëhet me çmimet”.
Rritja e çmimeve te shqiptarët ndihet më shumë se te popujt e Rajonit apo Europës. Kjo për shkak të strukturës së të ardhurave e shpenzimeve. Mbi 61 për qind e asaj që një qytetar merr në një muaj, shkon për ushqim, strehim dhe transport, nevoja të cilat janë shtrenjtuar mesatarisht me 20 për qind si pasojë e rritjes së çmimeve. (A2 Televizion)