
Për të përballuar krizën energjetike, ekspertët e fushës kërkojnë kthimin e vëmendjes te format alternative të prodhimit. HEC-et e vogla dhe centralet fotovoltaike janë një potencial i madh dhe nxitja e investimeve në to nuk duhet vonuar.
Teksa rezerva energjetike e hidrocentraleve publike në vendin tonë ka arritur në një prej niveleve më të ulëta historike, HEC-et e vegjël po amortizojnë krizën. Sipas Kryetares së AREA, Anita Shushku, energjia e prodhuar nga këto HEC-e mbulon 25 deri 30 për qind të prodhimit të energjisë për konsum.
Të dhënat nga raporti i fundit i ERE, tregojnë se janë mbi 220 HEC-e të vogla aktive që prodhojnë energji çdo ditë. Por për të rritur eficencën e tyre, sipas Shushkut, kërkohen investime në rrjetin e shpërndarjes për të penguar humbjet e larta. (A2 Televizion)