Informacioni i klasifikuar që dërgoi Gledis Nano për një sulm në ambasadën shqiptare në Athinë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 12:54 | Aktualitet
Informacioni i klasifikuar që dërgoi Gledis Nano për një

Mes dokumenteve të publikuara nga hakerat që janë marrë nga e-maili personal i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano është dhe një informacion sekret në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj ambasadës shqiptare në Athinë.

Në këtë informacion të klasifikuar si tepër sekret për një periudhë 15-vjeçare, Drejtoria e policisë së Shtetit dhe pikërisht njësia e antiterrorit i dërgon një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA-së ku njoftohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryeqytetin grek.

Në dokument shfaqen dhe emrat e 4 personave që sipas të dhënave po organizonin sulmin me lëndë eksplozive në prill të vitit 2021.

A2 CNN nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto dokumente, të publikuara nga grupet e hakerave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos