Nuk punon sistemi, radhë te zyrat e “Aleat” në Vlorë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 10:48 | Aktualitet

Zyrat e “Aleat” në Vlorë, kompanisë që lëshon kartat e identitetit dhe pasaportat, janë pa shërbim, mëngjesin e kësaj të hëne.

Kjo ka shkaktuar radhë të mëdha, pasi janë shumë qytetarë që duan të aplikojnë për dokumentet e identifikimit.

Njoftimi zyrtar është që nuk do të punohej vetëm ditën e premten, për shkak të bllokimit të sistemit, por me sa duket edhe të hënën paradite, shërbimi mungon. Probleme me sistemin raportohet se ka edhe në zyrat e gjendjes civile.

Në muajin korrik, hakerat sulmuan dhe shkaktuan bllokime në sistemin e të dhënave, e-Albania, ndërsa pak ditë më parë, u hakua edhe sistemi TIMS. Për të gjitha këto sulme, qeveria shqiptare, në bashkëpunim me aleatët, akuzoi Iranin, duke ndërprerë totalisht marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike. (A2 Televizion)

https://youtu.be/6-gJxxcmT0Y

A2 CNN Livestream

Latest Videos