Iniesta i jep lamtumirën Japonisë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 12:33 | Futboll
Iniesta i jep lamtumirën Japonisë

Në ndeshjen e fundit me skuadrën e Vissel Kobe, Andres Iniesta ka marrë nderime nga e gjithë tifozeria japoneze.

Pas 5 sezonesh, spanjolli vendosi të largohej dhe në ndeshjen e fundit në shtëpi, 39-vjeçari u surprizua nga një banderolë gjigande që tifozët kishin përgatitur vetëm për të. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, klubi kishte organizuar dhe mbledhjen e një shume prej 130 mijë dollarësh, për të realizuar një statujë të lojtarit, e cila u vendos në hyrje të stadiumit.

Në fjalën e lamtumirës, Iniesta nuk mbajti dot as lotët, ndërsa u shpreh se Japonia pas 5 vitesh ishte bërë shtëpia e tij e dytë. 

Edhe pse në moshën 39-vjeçare, një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur, por dëshiron të vijojë karrierën e tij. Në Spanjë flitet për një rikthim të mundshëm tek Barcelona për të varrur aty këpucët në gozhdë, por mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/25/iniesta-largohet-me-lot-ne-sy-nga-japonia-por-nuk-heq-dore-nga-futbolli-i-luajtur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos