Ulje të mëdha te Juventus, të gjithë në shitje

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 12:18 | Futboll
Ulje të mëdha te Juventus, të gjithë në shitje

Juventusi i ri me Cristiano Giuntoli si drejtor sportiv ka një objektiv kryesor shumë të qartë: të shesë.

Klubi bardhezi ka vendosur që në ekip nuk ka të pashitshëm dhe që duhet të rinohet skuadra sa më parë, duke ulur shpenzimet sa më shumë të jetë e mundur.

Massimiliano Allegri kërkoi me ngulm rinovimin e kontratave të Rabiot dhe Milik, si dhe afroi Timothy Ëeah. Ndërkohë, të parët për shitje janë McKennie, Arthur dhe Zakaria, të kthyer nga huazimet. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus pret të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitjet e tyre.

Por, “Zonja e Vjetër” është e hapur të shesë edhe “peshat e rënda”, duke dëgjuar oferta të mundshme për Szczesny, Bonucci, Alex Sandro, Daniele Rugani dhe gjithashtu për yllin e ekipit, Dusan Vlahovic, i cili pëlqehet nga Chelsea, United dhe Bayern.

Në shitje është edhe Federico Chiesa, i cili i pëlqen anglezëve të Newcastle dhe Liverpool. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos