Institucionet e drejtësisë së re, gati kandidaturat për disa vende bosh të Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 11:06 | Aktualitet
Institucionet e drejtësisë së re, gati kandidaturat për disa

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dha një karton jeshil për kandidimin e Marsida Xhaferrllarit për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në mbledhjen e së martës, KED vlerësoi se ish-kryeinspektorja e KLD-së plotëson të gjitha kushtet ligjore për të qenë pretendente si titullare e ILD-së, institucionit që do të hetojë shkeljet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sfida për të ishte jo e lehtë, pasi Xhaferrllari doli pa vendim gjatë procesit të vetting-ut. Në një kohë që kalimi me sukses i tij ishte një nga kriteret për kandidatët gjyqtarë, në rastin e saj gjyqtarët e vetting-ut mbyllën rivlerësimin pa vendim përfundimtar, me argumentin se ajo kishte humbur statusin e magjistrates.

Këshilli i Emërimeve lejoi kandidimin e Xhaferrllarit edhe për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhjen e nisur tej orarit të paracaktuar, për shkak të vonesës së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme, Arta Marku, anëtarët e Këshillit vendosën të shtyjnë për të premten vendimmarrjen se si do të procedohet për një vakancë në ILD dhe dy të tjera në Kushtetuese.

Në këtë mbledhje pritet tw shpallet e hapur procedura e verifikimit të procedurës së pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet e lira në këto dy institucione, si edhe të nisë intervistimi i kandidatëve.

I pari në listë që do të përballet me anëtarët e KED është prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, kandidat për në Kushtetuese.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos