Integrimi, ambasadori bullgar: Shqipëria, punë dhe vetëm punë. Do t’iu ndihmojmë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 13:56 | Politikë
Integrimi, ambasadori bullgar: Shqipëria, punë dhe vetëm

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski, tha se vendi i tij do të bëjë çdo gjë të mundur që Shqipëria të anëtarësohet sa më shpejt me të drejta të plota nga Kukësi është shprehur se pas çeljes së negociatave Bullgaria me ndihmën edhe të miqve në BE do të bëjmë çdo gjë të mundur që Shqipëria të aderojë në mënyrë sa më të lehtë e sa më efektive.

Ai tha se Qeveria Shqiptare tashmë e dinë përgjegjësinë e vet dhe se i nevojitet punë dhe vetëm punë. “Vetë fakti që ndodhemi sot këtu tregon se qeveria, faktori politik dhe institucionet shqiptare punojnë sipas planit. Sa i përket sfidave. Gjithë procesi i negociatave  është një punë e madhe. Ju jeni te njohur me metodologjinë dhe mënyrën e re të negociatave. Kështu që nevojitet punë dhe vetëm punë. Unë mendoj se Qeveria e di përgjegjësinë e vetë dhe do të eci përpara. Gjithashtu me ndihmën e miqve tanë në BE do të bëjmë çdo gjë të mundur që Shqipëria të aderojë në mënyrë sa më të lehtë e sa më efektive. Me rëndësi janë rezultatet”.

Ambasadori Bullgar Momchil Raytchevski ishte në Kukës, për nisjen e një investimi për rikonstruksion e plotë të kopshtit numër 2 të qytetit bashkëfinancim i qeverisë bullgare nga projekti “Ndihma Bullgare për Zhvillim” dhe Bashkisë Kukës në vlerë 7,2 milionë lekë. Rikonstruksioni i kopshtit më të madh të qytetit të Kukësit, do të  ofrojë kushte dhe infrastrukturë bashkëkohore dhe të sigurt për 257 fëmijët që e frekuentojnë atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos