Integrimi, Gjipali: Po rritet tensioni ndaj Bullgarisë, por lufta nuk ndryshoi asgjë

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 20:10 | Politikë
Integrimi, Gjipali: Po rritet tensioni ndaj Bullgarisë, por lufta nuk

“Presioni ndaj Bullgarisë po rritet, por gjithsesi deri më sot po shohim që jemi në të njëjtat pozicione. Nuk ka ndryshuar asgjë edhe pse menduam se lufta në Ukrainë do të sillte një ridimensionim të qëndrimit të BE-së, por edhe vendeve anëtare specifikisht sa i përket integrimit”.

https://a2news.com/2022/04/28/varhelyi-ne-tirane-per-integrimin-duhet-pak-durim-ta-mbyllim-brenda-presidences-franceze/

Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, teksa foli për procesin e integrimit dhe vizitën e komisionerit Varhelyi në Tiranë.

Gjipali tha më tej se bllokimi i integrimit ka dëmtuar imazhin e BE-së. “Për fat të keq kjo gjë nuk po shihet te Bullgaria, e cila nuk ndryshon nga kursi i saj. Kjo vjen edhe për shkak të politikave të brendshme në Bullgari.

Në një vlerësim të përgjithshëm do të thosha se këtu është në diskutim besueshmëria e BE-së dhe kjo u përmend edhe nga komisioneri gjatë vizitës së tij në Tiranë. Mendoj që është bërë një dëm i mjaftueshëm tashmë ndaj imazhit të BE-së dhe ndaj vendeve anëtare me qëndrimet e tilla që po pengojnë të gjithë procesin e zgjerimit, pasi vonesat janë zinxhir”, tha Gjipali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos