Konfliktet në degët e PD, Vokshi: Jo të vërteta, ka pasur shumë fluks në qendrat e votimit

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 16:38 | Politikë
Konfliktet në degët e PD, Vokshi: Jo të vërteta, ka pasur

Kontestimet që shoqëruan procesin e zgjedhjeve të drejtuesve të rinj të PD, ku në disa prej degëve shkuan deri në konflikte fizike, për Albana Vokshin nuk janë të vërteta.

Në cilësinë e kryetares së grupit të punës për riorganizmin e PD, Vokshi veçon si  problematikë numrin e lartë të votuesve në qendra votimit.

Nëse do të flitej për ngërç të procesit, Vokshi e lidh atë me listat e anëtarësisë.

Zgjedhjet ende nuk janë mbyllur në dy degë, në atë të Malësisë së Madhe dhe në degën 12 në Tiranë, ku procesi u ndërpre.

Grupi i punës sqaron se  zgjedhjet do të zhvillohen pas kuvendit kombëtar të PD, por delegatët e tyre do të zgjidhen para 30 Prillit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos