
“Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!” Këtë mesazh përcolli komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë takimit me institucionet e vetingut sot në Tiranë, duke konfirmuar mbështetjen ndaj tyre. Në një postim në Twitter, komisioneri shprehet se integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve, është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet e vetingut dhe ONM sot në Tiranë. Rikonfirmova mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”, shkruan Varhelyi.
Së bashku me kryeministri Edi Rama, Komisioneri Varhelyi do të zhvillojë një konferencë për mediat në orën 14:30. (A2 Televizion)