
Një grup përfaqësuesish nga Bashkimi Europian kanë vizituar këtë të martë Tiranën, ku janë takuar me kryeministrin Rama, kryenegociatoren Majlinda Dhuka dhe me Këshillin parlamentar të Integrimit.
Vizita ishte në kuadër të miratimit të kuadrit negociues dhe takimit të shqyrtimit për Shqipërinë që do të mbahet së afërmi në Bruksel. Ka qenë ambasadorja e BE-së, Christine Hohmann, që ka dhënë më shumë detaje mbi takimin, nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Në këtë situatë vendimtare për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, me takimin e ardhëm të shqyrtimit që do të mbahet shumë shpejt në Bruksel, gjithë institucionet duhet të luajnë rolin e tyre në mbarëvajtjen e reformave ambicioze në kuadër të agjendës të përbashkët për integrimin e Shqipërisë në BE.”, shkruan Hohmann. (A2 Televizion)