Intensifikohen luftimet për të marrë Kievin, Putin u bën thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzojnë qeverinë e tyre

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 16:04 | Bota
Intensifikohen luftimet për të marrë Kievin, Putin u bën

Luftimet për kontrollin e Kievit janë intensifikuar mes rusëve dhe ukrainasve, raporton CNN. Beteja kryesore po zhvillohet në qytetin Çernihiv, rreth 105 kilometra larg Kievit.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin po mban një fjalim në të cilin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas që të dorëzojnë qeverinë e tyre. “Përplasjet nuk i kemi me ushtrinë e rregullt të Ukrainës, por me militantët nacionalistë që janë përgjegjës për gjakderdhjen që po shohim në Ukrainë. Këta nacionalistë që janë futur në ushtrinë ukrainase, po e përdorin atë që mbrojtje. Mund të shohim sesi këto forca neonaziste dhe nacionaliste kanë armatosur civilët në mënyrë që ne të fajësojnë Rusinë se po qëllon ndaj civilëve. E dimë që këtë po e bëjnë të këshilluar nga Shtetet e Bashkuara”, tha Putin.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se gjatë operacionit për marrjen e aeroportit “Antonov” në qytetin Hostomel ishin vrarë 200 ushtarë ukrainas, por asnjë rus. Shifrat nuk janë të verifikuara nga burime të pavarura.

Ushtria ukrainase ka rrethuar qendrën e qytetit dhe po pret përparimin e forcave ruse. Ministria e Brendshme thotë se 18000 armë janë shpërndarë të vullnetarët, bashkë me instruksione për të prodhuar bomba Molotov.

Ndërkohë, autoritetet britanike të sigurisë pretendojnë se 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas janë vrarë që prej nisjes së luftimeve të enjten. Ukraina thotë se mbi 1000 rusë kanë humbur jetën, por edhe ky mbetet informacion i paverifikuar.

Kremlini ndërkohë thotë se është gati për të realizuar bisedime me Ukrainën, në Minsk, ku zyrtarët duhet të deklarojnë statusin e tyre neutral. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos