Ministri i Jashtëm ukrainas: Rusia po sulmon kopshtet dhe jetimoret, janë krime lufte

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 13:46 | Bota

Vladimir Putin tha se sulmi rus në Ukrainë nuk do të prekë civilët, por vetëm objektet ushtarake. Megjithatë, zyrtarët në Kiev po deklarojnë se me dhjetëra civilë janë vrarë.

Së fundmi, është ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili ka shkruar në Twitter se rusët kanë sulmuar, këtë të premte, edhe kopshte e jetimore dhe këto sipas tij, përbëjnë krime lufte dhe është në shkelje të hapur të Statutit të Romës.

“Së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme, ne po mbledhim materiale, të cilat do t’i transferojmë menjëherë në Hagë”, shkroi Kuleba. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos