Me 200 helikopterë, rusët marrin nën kontroll aeroportin në Kiev

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 13:58 | Bota
Me 200 helikopterë, rusët marrin nën kontroll aeroportin në

Forcat ruse raportohet se kanë marrë nën kontroll pak pas mesditës së të premtes aeroportin në Hostomel, pranë Kievit.

Lajmi është raportuar fillimisht nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, ndërsa është publikuar më pas edhe nga BBC.

Media ruse ka raportuar se mbi 200 helikopterë rusë janë përdorur në operacionin për marrjen e aeroportit. Po ashtu, theksohet se Kievi tashmë është i "bllokuar nga Perëndimi". Rusët arritën ta merrnin në kontroll edhe një ditë më parë këtë aeroport, por forcat ukrainase vepruan shpejt dhe arritën kontrollin, por sot janë dorëzuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos