
Inter është rikthyer si pretendente për titullin kampion këtë sezon, falë punës së trajnerit Antonio Conte dhe me afrime të rëndësishme në merkato, duke entuziazmuar tifozët. Por zikaltrit gjithashtu po punojnë për të rregulluar bilancin financiar, diçka që parashikohet të bëhet me arkëtimin e 130 milionë eurove për shitjen e katër futbollistëve.
Duke nisur nga ish-kapiteni Mauro Icardi, për të vijuar me Ivan Perisic, Joao Mario dhe Gabigol. Kjo shifër do ta ndihmonte klubin, që jo vetëm të rikuperonte një pjesë të rëndësishme të investimit të bërë për blerjen e Lukaku-t, por edhe për të tjera afrime në merkato, të cilat do të mbyllnin hendekun me Juventus në garën për titullin në Serie A. (A2 Televizion)