Protestat në Barcelonë, shtyhet “Klasikja” Barça-Real

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 11:43 | Futboll
Protestat në Barcelonë, shtyhet “Klasikja”

Komiteti i Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit ka vendosur që ndeshja Barcelona-Real Madrid, që ishte programuar për t’u luajtur në 26 tetor, në orën 13:00, të shtyhet.

Ky vendim ka ardhur pas situatës së dhunshme që po jeton Katalonja këtë periudhë, me protesta të shumta.

Tashmë, u kërkohet dy klubeve që të arrijnë një marrëveshje deri në orën 10:00 të ditës së hënë për një datë të re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos