Inter dhe Vidal bashkohen në mesjavë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2020, 14:12 | Futboll
Inter dhe Vidal bashkohen në mesjavë

Arturo Vidal do të jetë përforcimi më i ri i Interit. Telenovela e mesfushorit të Barcelonës duket drejt fundit, teksa futbollisti dhe klubi italian kanë arritur pas shumë tentativash të gjejnë akordin dhe të finalizojnë marrëveshjen.

Vidal është duke mbyllur detajet e fundit të shkëputjes nga Barcelona dhe javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Milanos për vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar me zikaltërit.

6 milionë euro në sezon pritet të përfitojë 33-vjeçari gjatë qëndrimit te Interi. 5 vite nga aventura te Juventusi, Arturo Vidal do të rikthehet sërish në kampionatin italian të futbollit, këtë herë për të sfiduar “Zonjën e Vjetër” për titullin kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos