Inter, Dumfries është pasardhësi i Hakimit

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 16:52 | Futboll
Inter, Dumfries është pasardhësi i Hakimit

Me Edin Dzekon që mund të cilësohet zikaltër dhe mbetet vetëm zyrtarizimi, Interi ka siguruar edhe shërbimet e Denzel Dumfries.

Holandezi, i cili shkëlqeu në Euro 2020, transferohet në Milano për të zëvendësuar të larguarin Achraf Hakimi.

Klubi arriti marrëveshjen me PSV Eindhoven, për 12,5 milionë euro për blerjen e lojtarit, të cilave u shtohen edhe 2 milionë euro bonuse.

Akordi financiar zhbllokoi marrëveshjen, ndërsa në orët në vijim Dumfries do të paraqitet në selinë e Interit për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos