
Televizioni Halk TV bëri të ditur se punonjësit e tij nuk ishin lejuar të hynin në ndërtesë në Stamboll mëngjesin e së mërkurës, ndërsa në drejtimin e kanalit ishte emëruar një administrator i ri.
Sipas raportimeve të mediave turke, policia e krimeve financiare po kontrollonte ndërtesën dhe gjatë operacionit, të lidhur me pronarin e televizionit, ishin lëshuar 17 urdhër-arreste.
Halk TV konsiderohet nga shumë qytetarë në Turqi si një media e afërt me Partinë Republikane Popullore (CHP), forcën kryesore opozitare në vend. Televizioni shpesh kritikon partinë në pushtet, AKP-në e presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
Në maj, një gjykatë turke vendosi që drejtimi i CHP-së t’i hiqej udhëheqjes së partisë, në një zhvillim ligjor që opozita e cilësoi si një tjetër hap drejt forcimit të kontrollit të Erdoğan-it mbi pushtetin.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu, i konsideruar gjerësisht si rivali më i fortë politik i Erdoğan-it, ndodhet në burg prej më shumë se një viti, për shkak të akuzave për korrupsion. Ai i mohon të gjitha akuzat. (A2 Televizion)