Armiqësia lihet pas, Sergio Ramos i ofron shtëpinë e tij Messit

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 22:14 | Futboll
Armiqësia lihet pas, Sergio Ramos i ofron shtëpinë e tij Messit

Leo Messi dhe Sergio Ramos kanë qenë armiq të betuar gjatë viteve kur luanin përkatësisht për Barcelonën dhe Realin e Madridit. Sidomos në periudhën kur këto ekipe drejtoheshin nga Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, argjentinasi dhe spanjolli kanë pasur shumë përplasje të forta në fushë, që kanë shkuar deri në konfrontime fizike.

Por, mesa duket, gjithçka është harruar tani që ish-kapitenët e Barcelonës dhe Realit do të luajnë në të njëjtin ekip këtë sezon. Sipas “El Pais”, Sergio Ramos, sapo është marrë vesh lajmi i transferimit të Messit në Paris, ka kontaktuar me argjentinasin për t’i ofruar shtëpinë e tij.

“Nëse ti dhe familja jote doni të qëndroni në shtëpi dhe jo në hotel derisa të sistemoheni, mund të qëndroni në shtëpinë time”, i ka thënë mbrojtësi spanjoll Messit.

PSG është vënë në lëvizje për t’i gjetur një shtëpi Messit dhe gjithashtu shkollë 3 fëmijëve të tij. Por, ndërkohë, argjentinasi po studion ofertën e Ramosit, i cili në Instagram postoi një foto të dy fanellave të PSG, njëra me emrin e tij dhe tjetra me atë të Messit, duke shkruar: “Kush do ta mendonte? Apo jo, Leo Messi. Mirëseerdhe”. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CScXGcKqvXb/
https://a2news.com/2021/08/11/ne-radhe-per-messi-n-250-mije-fanella-te-shitura-per-nje-ore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos