Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet pozicione

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 16:47 | Futboll
Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet pozicione

Shqipëria zbret në vendin e 69 të renditjes së FIFA-s. Përfaqësuesja kuqezi ka humbur tre pozicione, sipas përllogaritjes së klasifikimit botëror për muajin gusht.

E kundërta ka ndodhur për Kosovën. Dardanët kanë fituar pesë vende dhe tashmë e shohin veten të 115-t në rang global.

Belgjika mbetet në krye, teksa Brazili zbret Francën në vendin e tretë. Anglia, finaliste e Europianit, është e katërta, e ndjekur nga Italia kampione, që ka fituar dy pozicione.

Argjentina, kampione e Amerikës së Jugut, e sheh veten e gjashta, teksa Top 10 mbyllet nga Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos