
Leo Messi tregoi në një intervistë për CNN se si do të ndihej nëse do të përballej me Barcelonën në Champions League.
“Do të ishte e çuditshme për mua nëse do të luaja kundër Barcelonës. Do të ishte e veçantë dhe nëse bie shorti, do ta shijoja një ndeshje të tillë”, tha argjentinasi, i cili ka luajtur vetëm me “blaugranat” gjatë karrierës së tij profesionist.
Messi u zyrtarizua mbrëmjen e djeshme si futbollist i PSG, pasi Barcelona nuk arriti dot që t’ia rinovonte kontratën, duke e parë veten të kufizuar nga rregullat e Ligës Spanjolle mbi pagat e lojtarëve.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të ketë kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi deri në vitin 2024. Messi do të përfitojë rreth 35 milionë euro në sezon nga marrëveshja me klubin e sheikëve. (A2 Televizion)