Inter feston titullin me tifozë dhe goleadë

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 19:52 | Futboll

Inter e festoi me tifozët fitoren e titullit kampion në Serinë A një javë më parë.

Autobusin e ekipit zikaltër e pritën rreth 3000 tifozë në San Siro, të cilët ishin grumbulluar aty që në orën 14:00.

Këngë dhe fishekzjarre shoqëruan lojtarët zikaltër përpara se të hynin në stadium, ku do të luanin ndeshjen ndaj Sampdorias.

Kjo përballje përfundoi me rezultatin e thellë 5-1 për djemtë e Antonio Contes. Golat u shënuan nga Alexis Sanchez (2), Gagliardini, Pinamonti dhe Lautaro Martinez.

Gjithsesi, festa e vërtetë e titullit parashikohet që të mbahet pas ndeshjes Inter-Udinese, në 23 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos